(FOTO) Vera e fundeve/ Pas Brad Pitt edhe i dashuri i Rihannës shfaqet në publik me veshjen e shumëpërfolur
Për meshkujt e famshëm të modës, është vera e fundeve.
Disa ditë pasi Brad Pitt bëri namin në rrjet duke u shfaqur me një fund ngjyrë kafe në premierën e “Bullet Train” në Berlin, ASAP Rocky doli në një version më të freskët të pamjes.
Reperi i “Praise Lord”, 33 vjeç, u pa në Soho i veshur me një fustan lëkure me ngjyrë të zezë deri në gjunjë dhe një bluzë sportive “Givenchy”.
Ashtu si ylli i muzikë dhe partnerja e tij, Rihanna, Rocky ka qenë prej kohësh ‘shkelës të rregullave’ të modës dhe kjo nuk është hera e parë që reperi zëvendëson pantallonat me fund.
Artisti u pa me një fustan “Vivienne Westwood” në kopertinën e “GQ” verën e kaluar, ku revista e quajti atë si “njeriun më të bukur në botë”.
“Unë bëj gjëra që janë vërtet të përshtatshme për femrat, si lyerja e thonjve tuaj. Unë bëj atë që dua. Nuk ka kufij”, tha Rocky për “British Vogue” në vitin 2019 për sensin e tij të modës gjinore.
Ndërsa Brad Pitt pasi u “akuzua” në rrjet për veshjen e tij u shpreh: “Unë nuk e di! Ne të gjithë do të vdesim një ditë, kështu që le t’i bëjmë pak gjërat lëmsh .”
Përvveç fundit ai kishte veshur dhe një këmishë ngjyrë rozë, një triko ngjyrë kafe e errët, njësoj si fundi dhe të kombinuara me një palë çizme të zeza dhe aksesorë ngjyrë ari.