FOTO/ Vangjush Dako në kafaz brenda sallës së gjyqit

Masa e arrestit me burg do ti komunikohet sot Vangjush Dakos, që është paraqitur sot në Gjykatë i shoqëruar nga avokatët e tij.

Në foton më lart ai duket që është duke folur brenda kafazit të xhamtë në sallën e gjyqit. Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet se ka shkelur detyrën për një pallat 11-katësh, duke i miratuar lejen pasi punimet kishin përfunduar që në 2011 si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave. Ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’.

Dako u shpall non grata nga ShBA disa vite më parë dhe që atëherë është përfolur vazhdimisht për një arrestim të tij me urdhër të SPAK. Lajmi për arrestimin doli disa ditë para se gjykata të firmoste urdhër-arrestin, pas një kërcënimi që ambasadorja amerikane Juri Kim bëri kur u lirua nga burgu Saimir Tahiri.