
FOTO/ Vajzë apo djalë? Fifi bën lëmsh rrjetin, këngëtarja ndez aludimet për një shtatzëni
Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, ka ngjallur kuriozitet dhe reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotove, të cilat po bëjnë lëmsh rrjetin.
Në imazhet e postuar, ajo shfaqet pranë dy animatorëve të veshur me kostume rozë dhe blu, ngjyra që tradicionalisht simbolizojnë një pritje të ëmbël, vajzë ose djalë.
Ky detaj ka bërë që shumë ndjekës të aludojnë për një shtatzëni të mundshme, megjithatë Fifi nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare që ta konfirmojë ose ta mohojë këtë.
Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje është mungesa e partnerit të saj në foto, Adisi Patushit, me të cilin këngëtarja ka edhe një djalë.
Nuk përjashtohet mundësia që fotoja të jetë pjesë e një projekti të ri muzikor apo videoklipi me tematikë familjare.
panorama.com.al