FOTO/ U nda nga jeta në mënyrë tragjike, Cikalleshi dhe Çekiçi reagojnë për shokun e tyre të skuadrës

Mbrojtësi i Koniasporit, Ahmet Çalik, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm nga një aksident tragjik. Reagimet nga klubi dhe shokët e tij të skuadrës nuk munguan, përfshirë këtu dhe dy lojtarët e kombëtares tonë.

“Çfarë mund të shkruaj për ty miku im i dashur! Zoti të mori ty shumë shpejt! U prefsh në paqe vëlla! Ti do të jesh gjithmonë në zemrën time!” shkruan sulmuesi i kombëtares, Sokol Cikalleshi.

Nga ana tjetër ka reaguar dhe mesfushori, Endri Çekiçi: “Të bekoftë Allahu dhe të japi një vend në parajsë vëllai im! Çfarë njeri i mrekullueshëm që ke qenë, do të na mungosh dhe nuk do harrohesh kurrë Ahmet Çalik” shkruan Çekiçi në Instagramin e tij.

PANORAMASPORT.AL