FOTO/ U infektua me Covid-19, rikuperohet biznesmeni shqiptar: Përsëri në zyrë
Biznesmeni Avni Ponari ishte një prej personazheve të njohur të infektuar me Covid-19.
Biznesmeni i njohur në fushën e sigurimeve mësohet se u dërgua për kurim jashtë shtetit.
Por me sa duket, ai e ka kaluar sëmundjen dhe i është rikthyer punës.
Këtë e tregon vetë biznesmeni Ponari me një status në Facebook ku falenderon të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë periudhës së vështirë.
Statusi i tij
“Perseri ne zyre, cdo gje ecen ne normalitet.Falenderoj familjaret e mi,miqte,koleget bashkepunetoret dhe te gjithe ata qe ndane me mua shqetesimin tim gjate ketyre ditve.Uroj qe kjo pandemi botrore te mbaroj sa me shpejte”.