
FOTO/ U filmua duke kryer marrëdhënie sek*uale në burg, Linda De Sousa: Më bënte të ndihesha si gangstere!
Oficerja e burgut që u filmua duke kryer marrëdhënie intime në një qeli kishte plane të çmendura për të vazhduar lidhjen me të burgosurin pas lirimit të tij.
Linda De Sousa Abreu, 30 vjeçe, u dënua me 15 muaj burg në janar pasi pranoi lidhjen e nxehtë që u bë virale në një video që qarkulloi në rrjetet sociale.
I burgosuri që u shfaq në video u identifikua si Linton Weirich, i dënuar për vjedhje me thyerje. Tani është zbuluar se De Sousa Abreu kishte planifikuar ta takonte sërish atë pas lirimit, pasi sipas saj ai e bënte të ndihej “si një gangstere”.
De Sousa Abreu jetonte me partnerin e saj dhe vajzën e tyre shtatëvjeçare.
Sipas Daily Mail, ajo është e lindur në Venezuelë u vlerësua nga psikiatri ligjor Dr. Iain Kooyman, i cili përgatiti një raport për seancën e dënimit dhe dha detaje mbi gjendjen e saj mendore gjatë marrëdhënies me të burgosurin.
Dr. Kooyman tha se 31-vjeçarja i kishte thënë se ishte e dashuruar me Weirich, i cili në atë kohë kishte një të dashur shtatzënë në muajt e fundit.
Sipas psikiatrit, De Sousa Abreu vuante nga çrregullim i rëndë i personalitetit borderline dhe nga ADHD.
Ajo i kishte thënë se nuk ishte ndier kurrë më e sigurt se sa kur ishte me Weirich, dhe kishte planifikuar që lidhja e tyre të vazhdonte edhe jashtë burgut pas lirimit të tij.
voxnews.al