(FOTO) Transplanti i parë i penisit dhe testikujve/ Organi gjenital i ushtarit u hodh në erë pas një shpërthimi bombe
Kirurgët në Universitetin Johns Hopkins në Baltimore, SHBA kanë publikuar disa pamje nga transplanti i parë në botë i penisit dhe testikujve të një ushtari, organi gjenital i të cilit u hodh në erë gjatë një shpërthimi bombe.
Mjekëve iu desh të realizonin disa ndërhyrje dhe teknika specifike që do të mund të siguronin rrjedhjen natyrale të gjakut.
Pas transplantim në fjalë, burri është tanimë në gjendje të përjetojë orgazmë dhe ereksion normal.
Shpërthimi ndodhi në vitin 2010, një shpërthim që i kushtoi ushtarit të marinës amerikane këmbën dhe organin gjenital, çka qe tepër shkatërruese për vetëbesimin dhe gjendjen e tij mendore/emocionale.
Top Channel