FOTO/ Tmerri i 8 minutave në Manchester: Garcia del me barrel e me respirator në fytyrë
Momente të një frike të madhe në fund të sfidës Manchester City-Arsenal, në rikthimin në fushë të Premier League.
Në minutën e 80 portieri i Citizens, Ederson, është përplasur dhunshëm me shokun e ri të skuadrës Eric Garcia. Një impakt i fortë në të cilin spanjolli e pësoi më keq.
I goditur në fytyrë, Garcia ka marrë ndihmën e shpejtë për 8 minuta përpara se të shoqërohet jashtë fushës me barrel e me respirator në fytyrë. Mbrojtësi është dërguar menjëherë në spital për kontrolle të hollësishme. “Është koshient, por do ti nënshtrohet kontrolleve të tjera sepse një goditje në kokë është gjithnjë e rrezikshme – ka thënë Pep Guardiola pas ndeshjes – Do të bëjmë gjithcka për të qenë të sigurtë se Eric është mirë. Mendoj se pas asaj që ndodhi, mund të qendrojë në spital për dy tre ditë.”