FOTO/ Tirana në qendër të kritikave, Michael NGOO shfrenon fantazinë: Kur të kemi të drejtë, do vini mbi ka*in tim
Skuadra e Tiranës nuk po kalon një moment të mirë dhe si për t’i shtuar dozën e problemeve, duket se mendon Michael Ngoo. Sulmuesi anglez ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku nuk i ka aspak hije një lojtari që pretendon se është profesionist. Shtatlarti ironizon të gjithë kritikët, por shfrenon fantazinë duke përmendur organet gjenitale në foto.
“Të gjithë mund të flasin. Por kur bëjmë mirë, ata vijnë mbi ka*in tonë. Ne do të sulmojmë”, shkruan Michael Ngoo në foton e postuar. Kujtojmë që Tirana në 3 ndeshjet e fundit ka arritur të grumbullojë vetëm 1 pikë pasi është mposhtur nga Kukësi, Partizani dhe në Vlorë nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2.