FOTO/ Theo provokoi e Lautaro reagoi, tifozët milanistë akuzojnë: “E pështyu”
Nervozizmi shkoi në majë në fund të Inter-Milan. Pas fishkëllimës së trefishtë të arbitrit të Guida, Theo Hernandez dhe Lautaro Martinez u bënë protagonistë të një përballjeje dhe shkëmbimi këndvështrimesh mjaft të zjarrta.
Pasi u përjashtua nga arbitri dhe u largua nga fusha, mbrojtësi francez bëri një shenjë nga tribuna, duke treguar veshin, para se të merrte kështu rrugën e dhomave të zhveshjes. Gjesti nuk i shpëtoi argjentinasit, i cili vrapoi drejt parmakut duke u grindur me lojtarin e Milan.
Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tifozët e Milanit akuzojnë Toron se ka pështyrë rivalin, i cili duke u rikthyer në fushë i dha jetë një përballje të fortë para se të dy të ndaheshin nga protagonistët e tjerë të ndeshjes. Nga ana tjetër, të tjera video duket se tregojnë se Lautaro po grindet me kundërshtarin por absolutisht nuk pështyn. Imazhet po qarkullojnë prej orësh në rrjetet sociale duke ndezur debatin mes tifozëve.
Pamjet në fjalë, siç u përmend, nuk sqarojnë absolutisht dinamikën e saktë të incidentit, megjithatë ato mund të përfundojnë duke u shqyrtuar nga drejtësia sportive për një masë të mundshme disiplinore për të dy lojtarët: Theo Hernandaz për provokim dhe Lautaro Martinez për reagim. Në Milano, në të dy brigjet e Naviglios, pritet me padurim vendimi i Gjykatësit Sportiv. Edhe sepse në pas-ndeshjen e emocionuar derbi ka patur edhe episode të tjera tensioni në dhomat e zhveshjes.