FOTO/ Të lidhur me pranga, Ina Kollçaku feston Halloween me policin që i “vodhi zemrën” në Fier?

Për të gjithë ju që nuk e dini, disa ditë më parë Ina Kollçaku u “dashura” me policin i cili e ndaloi në rrugët e qytetit të Fierit.

Pasi u fiksua keq me të, Ina bëri “fushatë” në Instagram dhe e gjeti për 48 orë se kush ishte efektivi i policisë që “çmendi” bukuroshen. Në një postim në “Instagram” Ina lajmëroi të gjithë ndjekësit se ka folur me policin, mirëpo që prej asaj dite nuk dha më tepër detaje në lidhje me këtë “histori të re dashurie”.

Mirëpo, së fundmi Ina ka bërë lëmsh rrjertin pasi mbrëmë, natën e Halloween ajo kishte vendosur të vishej si police.

Jo vetëm kaq, por ajo u shfaq e lidhur me pranga dhe me një djalë të gjithë janë duke menduar se është pikërisht ai, polici “misterioz” që i “vodhi zemrën” menjëherë Inës.