Foto/ Taulant Xhaka dhe partnerja e tij do të bëhen prindër për herë të dytë
Futbollisti i njohur shqiptar, Taulant Xhakaj dhe partnerja e tij kanë lajmëruar ndjekësit përmes një postimi në Instagram se së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë.
Ai ka publikuar disa fotografi ku shfaqet së bashku me partneren Arbnora dhe djalin në një portret të ëmbël familjar, ku ky i fundit kishte vendosur duart mbi barkun e partneres së tij.
“Dhurata më e madhe që mund t’i bëni dikujt është koha, vëmendja dhe dashuria juaj dhe një mrekulli e re”-shkruan Taulanti në fotot e publikuara.
Ata ende nuk e kanë zbuluar për publikun ende gjininë e fëmijës që po presin, duke e lënë enigmë.
Ju rikujtojmë se ata janë prindër edhe të një djali tjetër, i cili ka pak kohë që ka ardhur në jetë dhe e kanë pagëzuar me emrin Klevis.
Ai dhe partnerja e tij prej disa vitesh po jetojnë jashtë vendit, ku Taulanti po zhvillon edhe karrierën e tij.