FOTO/ Super makina që Rovena Domi i bëri dhuratë vetes!

Ish-missi Rovena Domi përveç udhëtimeve nga një shtet në tjetrin, njihet për shijet e saj në blerjet me klas që bën.

Missi që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010” në Nurburgring të Gjermanisë, ka ndarë me ne disa foto të veçanta, ku shihet tek pozon afër super-makinës së saj të re, Mercedes Benz-AMG cabrio të bardhë.

Bashkë me fotot e ish-Missit pranë makinës së saj ende pa hequr fjongon, ju sjellim dhe fotot e Rovenës nga pushimet e fundit në Bodrum të Turqisë, ku duket si gjithmonë shumë në formë.

Pasi ka shijuar Maldivet, Seychelles, Dubain, Aruban, në këtë periudhë pandemie Rovena ka udhëtuar më shumë drejt Stambollit.