FOTO/ Simona Ventura prezanton emisionin me gjysmën e fytyrës të bllokuar
“E kam gjysmën e fytyrës të bllokuar”. Prezantuesja e njohur italiane Simona Ventura, ka treguar për publikun e emisionit të saj “Citofonare Rai 2”, se gjysma e fytyrës së saj kishte mbetur e bllokuar prej rreth 24 orësh.
Megjithatë 59-vjeçarja i qetësoi të gjithë duke shpjeguar se është një gjendje kalimtare dhe se së shpejti do të kthehet si më parë.
“Mund të më filmoni edhe në plan amerikan, pra më afër”, – tha prezantuesja duke iu kthyer kameramanit, “duhet ta dini që nga dje e kam gjysmën e fytyrës të bllokuar”. Ventura shpjegoi se çfarë i kishte ndodhur: “Nuk është asgjë e veçantë, është një ftohje. Jam duke u trajtuar”. Më pas bëri edhe një shpjegim në rrjetet sociale.
“Kjo është gjë që ndodh. E rëndësishme është që është absolutisht kalimtare. Mos u dorëzoni kurrë”. Paola Perego, bashkë-prezantuese e programit dhe mike e Venturës, shtoi drejtpërdrejt: “Ti je e bukur gjithsesi”.
Simona Ventura kishte shqetësuar fansat me videon e publikuar në profilet e saj sociale para fillimit të emisionit. Prezantuesja u shfaq duke kërcyer në korridorin përgjatë dhomave të zhveshjes dhe ata që ishin më të vëmendshëm vunë re diçka të pazakontë në fytyrën e saj.
View this post on Instagram
Nuk kuptohej pse nuk lëvizte dot një pjesë të saj. Kështu, disa përdorues kishin komentuar duke pyetur veten se çfarë i kishte ndodhur, duke hedhur hipotezën e një paralize të fytyrës, por pa pasur konfirmim. Më pas u sqarua çdo gjë.
©LAPSI.al