Foto/ Silvana Braçe në superformë, ikona e televizionit shqiptar mbetet elegante dhe plot sharm
Në vitet ’80-’90 Silvana Braçe ka qenë një nga fytyrat më të njohura të televizionit shtetëror dhe na duhet të themi se ndoshta nuk do ta shohim kurrë të plaket pasi është gjithmonë në superformë. Falë elegancës dhe tonit të saj të ëmbël me të cilin drejtonte praktikisht të gjitha programet variete të TVSh-së, brenda një kohe të shkurtër ajo u bë “zonja” e televizionit.
Prej vitesh, ikona e televizionit merret kryesisht me koncerte të formateve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, si dhe me evente të librit apo festave të ndryshme që nga shoqata, fondacione apo institucione.
Së fundmi ajo ka publikuar disa foto nga një event ku shfaq edhe njëherë sharmin dhe elegancën e saj që nuk shuhet pavarësisht daljes në pension.
living.al