
FOTO/ “Shumë rroba për t’u larë e tharë”- Georgina Rodriguez i “futet” punëve në jahtin luksoz
Pushimet luksoze të Georgina Rodriguez nuk qenkan edhe aq shumë “qejf”, ndërsa modelja i është dedikuar edhe punëve.
Në Instagram ajo ka postuar një foto ku duket duke nderë rrobat.
“Shumë rroba për t’u larë e tharë”, shkroi modelja në postimin e saj.
Georgina dhe Cristiano i kaluan pushimet për disa javë në jahtin e tyre luksoz në brigjet e bukura të San Trope në Francë dhe në fshatin piktoresk të Portofinos.