FOTO/ Serbi nga Kosova hedh në nënën e re në shinat e trenit pa asnjë arsye, thjesht sepse…
Ai nuk e njihte viktimën e tij. Nuk kishte asnjë arsye. Nuk ishte grindur me të. Asgjë. Megjithatë, Jackson B. 28 vjeç, të shtunën në mëngjes në Voerde (NRW) shtyu një grua të re para një treni. Mbase i nxitur nga epshi për vrasje!
Anja N. 34 vjeçe, nënë e një vajze 13-vjeçare, nuk pati asnjë shans për të mbijetuar.
“Gruaja ime u vra sot. Ajo u shty para një treni, nga një i huaj pa asnjë arsye”, shkruante burri i saj i tronditur disa orë më vonë në Facebook.
Jackson B., banues në Hamminkeln, 20 kilometra larg vendit të krimit ku shtiu gruan teksa treni po vinte, është i njohur për policinë.
Të hënën, një zëdhënëse tha se 28-vjeçari ka kryer dy burgime. Ai ishte i dhunshëm dhe është akuzuar për sulme dhe vjedhje.
Dëshmitarët arrestuan serbin nga Kosova, derisa policia mbërriti. Prokurori Alexander Bayer tha: “Gjykata e Qarkut në Duisburg ka lëshuar urdhër arresti për vrasje. Tiparet e fshehta vrastare dhe epshit për vrasje janë përmbushur”.
“Ne kemi frikë tashmë se diçka shumë e tmerrshme duhet të ndodhë para se ai të arrestohej”, thotë një pronar dyqani nga Hamminkeln për Bild.
Pavarësisht se Jackson B., një serb me origjinë kosovare, ka jetuar në fshat vetëm një vit, është e vështirë që dikush të mos e ketë njohur për shkak të sjelljes së tij.
Banorët e fshatit e kanë lajmëruar disa herë policinë për shkak të burrit. Disa banorë e raportuan atë për dëmtim të pronës dhe lëndime personale. Një fqinj tregon se Jackson B. në fund të prillit së bashku me vëllain e tij më të madh sulmuar një shofer.