FOTO/ Seks në këmbim të intervistave, zbulohen imazhet nudo të gazetares ruse që u shpall non grata nga Kosova
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me gazetaren ruse Daria Aslamova, e cila është ndaluar teksa ka tentuar të hyjë në Kosovë.
Virussia, një faqe e cila merret me zbulimin e fakteve kundër shtetit rus, në një postim në Twitter, ka shkruar se kjo gazetare, e cila akuzohet se është edhe spiune ruse, ofronte shërbimeve seksuale në këmbim të intervistave.
“Gazetarja ruse (spiunja) Daria Aslamova korruptoi të intervistuarit e saj me shërbime seksuale. Sot në Kosovë, ajo tregoi se është thjesht një plakë e kohës së Putinit. Në këtë foto, së bashku me kriminelin serb Radovan Karaxhiç, ajo ishte një vajzë e re me shumë energji”, shkroi “Virussia”.
Radovan Karaxhiç është ish-presidenti i Republikës Serbe të Bosnjës, kriminel i dënuar me burgim të përjetshëm.
Në internet mund të gjenden fotografi ‘nudo’ të para disa vitesh t1% Daria Aslamovas. Ato thuhet se fillimisht i kishte publikuar vet ajo.