(Foto) Rihanna nuk kishte si të dukej më e mrekullueshme me barkun e rrumbullakosur gjatë festës së 34-vjetorit të saj të lindjes

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, ka festuar ditëlindjen e saj ditën e hënë në një restorant të Londrës ku mbushi plot 34-vjeç.

Artistja ka festuar me miqtë e saj të ngushtë dhe babain e fëmijës në pritje, reperin, ASAP Rocky. Në rrjet janë shfaqur disa video gjatë festës ku Rihanna e cila dukej e mrekullueshme ka nxjerrë në pah dhe barkun e saj të rrumbullakosur.

Ylli i hitit “Diamonds”, kishte veshur një pallto leshi blu të çelur teksa iu dhurua një tortë gjigante me çokollatë në një restorant në Londër ku kishte zgjedhur të festonte 34 vjetorin e saj. Që në daljet e para pas konfirmimit të shtatzanisë, ajo nuk ka nguruar aspak ta tregojë me krenari barkun e saj të fryrë.

Pas publikimit të lajmit të bujshëm se ishtë shtatzanë, burime të brendshme kanë treguar se ‘Rihanna nuk mund të ishte më e lumtur dhe është kaq e emocionuar që do të bëhet nënë’.

Gjithashtu burimi shtoi: “Të kesh një fëmijë është diçka në të cilën ajo nuke kishte pasur në plan, por të qenit me Asap Rockyn kjo gjë u bë e mundur. Ajo i pëlqen të gjitha ndryshimet në trupin e saj gjatë shtatzënisë dhe gjithmonë i ka përkrahur gratë shtatzëna në shfaqjet e saj për Fenty”.