FOTO/ Prezanton fanellat me krenari… pranë një penisi: klubi meksikan bëhet objekt tallje
Mineros de Zacatecas është një ekip meksikan i kategorisë së dytë të themeluar vetëm 8 vjet më parë dhe pak i njohur jashtë kufijve të vendit të Amerikës Qendrore. Të paktën deri më sot. Po, sepse klubi i Grupo Pachuca, në orët e fundit, është bërë shumë i famshëm në rrjetet sociale, por për një arsye mjaft të sikletshme. Në fakt, askush nuk vuri re një penis të madh të stilizuar në muralen, që u përdor si sfond për fotot e zakonshme për prezantimin e fanellave të reja. Eshtë e panevojshme të thuhet se imazhet u bënë menjëherë virale…
Club Deportivo Mineros de Zacatecas, një skuadër që luan në Liga de Expansion MX të Meksikës, kishte vendosur t’i bënte gjërat madhështore, për të prezantuar fanellat për sezonin e ardhshëm futbollistik. Duke zgjedhur për një qasje “artistike”, klubi i bëri lojtarët e tyre të pozonin me fanellat e tyre të reja përpara një murali, pa e kuptuar, megjithatë, se një penis ishte vizatuar në vetë muralin. Vizatimi i shpëtoi fotografit, por jo syrit gjithmonë vigjilent të botës së rrjeteve sociale, që pashmangshmërisht shpërtheu në komente gazmore.
Pasi tifozët vunë re shpejt imazhin ‘pikant’ në sfond, klubi meksikan u bë shpejt një trend në mediat sociale. Një përdorues komentoi i argëtuar: “Si të mos e prezantosh një fanellë!“; një tjetër, me shpirt vëzhgues gjykoi: “Çfarë lëmshi”, duke përdorur lojë fjalësh (në anglisht përdoret shprehja “balls-up”); një i tretë ishte edhe më me fantazi: “Nuk mund të thuhet se klubi nuk kishte tope”. Sigurisht, për disa orë, Mineros u u bënë të famshëm dhe jo vetëm në Meksikë. Megjithatë, e sigurtë se jo për bukurinë e fanellave të tyre…