FOTO PIKANTE/Rudina Dembacaj tregon gishtin e mesit pas deklarimit të lidhjes me ish-deputetin
Moderatorja e “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj ka zbuluar më në fund emrin e ish-deputetit, për të cilin u tha se la bashkëshortin, Aleksandër Varfaj. Në një video të postuar në rrjetet sociale, gjatë një darke inaguruese ajo shpreh falenderimin e saj për personin në krah: “Si fillim dua të falenderoj Markun që besoi tek unë! Ok, është dhe i zgjuar se besoi tek njeriu i duhur!”, tha Rudina para të pranishmëve duke mos kursyer batutat dhe komplimentet për të. E pas shumë aludimeve zbulohet se fjala është për biznesmenin dhe ish-deputetin që pati probleme me Drejtësinë, Mark Frrokun. ”Story.al” ka bërë lajmin ku Rudina e artikulon me gojën e saj emrin e personit për të cilin u përfol prej javësh se ka nisur lidhje të re.
Në inbox in e revistës “Story” në Instagram, Rudina e ka konfirmuar lajmin me një gjest aspakt të hijshëm, pikërisht gishtin e mesit. Mesa duket ka ngatërruar emojin e Ok-it me atë të gishtit të mesit, por e rëndësishme është që e ka konfirmuar këtë fillim të ri në jetën e saj./Story.al