FOTO/ “Përqafoje edhe njëherë Ronaldon për mua”, futbollisti i Kombëtares i bën komentin epik Vrionit

Xhakomo Vrioni është duke përjetuar një moment mjaft të mirë në karrierë me fanellën e Juventusit, ku shihet dhe pëlqehet shumë dhe nga tekniku Andrea Pirlo për ta grumbulluar në ekipin e parë.

Sulmuesi shqiptar gjithashtu ka qenë i grumbulluar dhe në sfidën ku Juventusi fitoi me përmbysje me rezultatin 1-2 në stadiumin “Dacia Arena” ndaj Udinezes. Vrioni ka publikuar një foto në profilin e tij në rrjetin social në “Instagram” duke u përqafuar me Kristiano Ronaldon pas dopietës së luzitanit që i dha suksesin “Zonjës së Vjetër”.

Në këtë foto Vrioni ka shkruar: “Deri në fund, gjithmonë.” Ndërkohë nuk ka vonuar komenti i futbollistit të Kombëtares shqiptare Ermir Lenjani duke i shkruar: “Përqafoje edhe për mua dhe njëherë baçin Ronaldo o vëlla.”

Një koment epik ky i Lenjanit që nuk u la pa u parë nga të gjithë fansat e të dyve.

PANORAMASPORT.AL