(FOTO) Pas këtij detaji fansat mendojnë se Kim Kardashian po i jep një shans tjetër Kanye West
Kim dhe Kanye prej gati një viti kanë qenë kryefjalë e mediave rozë, fillimisht prej deklaratave të papritura të Kanye, më pas për krisjen e marrëdhënies së tyre e së fundmi për divorcin. E kur vetë protagonistët nuk kanë reaguar asnjëherë rreth asaj ç’ka po ndodh mes tyre, mediat dhe fansat janë sy e vesh për të kapur detaje që i çojnë te dyshja dhe divorci i tyre.Kështu, së fundmi Kim arriti sërish të bënte xhiron e rrjetit. Ditën e djeshme me rastin e Pashkëve publikoi disa foto në Instagram, ku fansat vunë re një detaj të rëndësishëm. Në njërën prej fotove shohim se Kim ka veshur atletet Yeezy, të cilat janë nga kompania e Kanye, duke dhënë shpresë për ndonjë përmirësim të lidhjes së tyre.
Kur të gjithë menduam se gjërat mes Kim Kardashian dhe Kanye West kishin arritur fundit, lajmi që qarkulloi para disa javësh në media na ka habitur jo pak. “Hollywood Life” ka shkruar se Kanye mendon se Kim Kardashian nuk do t’i shkojë deri në fund divorcit të tyre. Reperi 43-vjeçar nuk beson se ylli i Keeping Up With The Kardashians, e ka seriozisht në lidhje me përfundimin e martesës së tyre, pavarësisht nga regjistrimi i dokumenteve muajin e kaluar. Kanye mendon se divorci nuk do të ndodhë në të vërtetë dhe “nuk ka paraqitur asnjë përgjigje për kërkesën e divorcit të Kim”.
Mamaja e yllit të KUWTK Kris Jenner ka qenë e vetmja nga familja që ka folur drejtpërdrejt për ndarjen, kur ajo u pyet gjatë një interviste në “The Kyle dhe Jackie O Show”. Ajo u shpreh se çdo gjë që do jetë gjithnjë e vështirë për shkak të fëmijëve. Më 19 shkurt, Kim zyrtarisht i dha fund martesës së saj duke bërë kërkesë për divorc në Los Angeles. Ajo përmendi “ndryshimet e papajtueshme” si arsyen e ndarjes dhe gjithashtu kërkoi kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve që ata kanë.
/News31