FOTO/ Nuk ka berberë në Moskë, tenisti rus tregon efektet e karantinës: “Ja pamja ime kur të dal”

“Kur të rifillojë sezoni i tenisit do të kem një look të ri”. Nga Moska tenisti rus Karen Khachanov – numri 15 aktual i renditjes ATP, me katër tituj ATP të fituar në karrierë ndër të cilët Masters 1000 i Parisit në 2018, duke mposhtur në finale Novak Djokovic – bën humor me karantinën e tij dhe vendimin e qeverisë për të mbyllur berberët e parukeritë. Khachanov ka postuar një foto në të cilën fytyra e tij duket fare pak e mbuluar nga mjekra dhe një masë voluminoze flokësh.