FOTO/ Njihuni me Joana Sanz, modelja bukuroshe që refuzoi Dani Alvesin 2 herë
Përpara se t’i thoshte “Po” në ceremoninë martesore të zhvilluar në fshehtësi në Ibiza, modelja Joana Sanz e ka refuzuar 2 herë mbrojtësin brazilian, Dani Alves.
Dasma u zhvillua në ishullin Formantera në vitin 2017, por shumë pak dihet në lidhje me të ftuarit apo në lidhje me çfarë ndodhi aty.
Fotoja e martesës erdhi si bombë për fansat e të dyve, pasi asnjëri nga ata nuk kishte njoftuar gjë.
Gjithsesi, për të marrë një “Po” nga bukuroshja superseksi spanjolle, 36 vjeçari ka vuajtuar paksa, sepse ajo e ka refuzuar 2 herë, siç zbuloi vetë 26 vjeçarja për revistën spanjolle “La Vanguardia”.
Pavarësisht disa viteve së bashku, çifti akoma nuk kanë fëmijë bashkë, ama ajo është si një nënë për 2 fëmijët e Alves, Daniel dhe Viktoria.