FOTO/ Ngjashmëria si dy pika uji mes Gullit dhe të birit

Ngjashmëria mes Nathan Aké dhe Ruud Gullit është e pabesueshme.

Kur Frank de Boer e futi në vend të Blind në sfiden kundër Ukrainës, është e pamundur të mos thuash: “Ngjajnë si dy pika uji”.

“Ma thonë gjithmonë”, është përgjigja që përsërit gjithmonë. I ka ndodhur shpesh, sidomos në një intervistë që ish lojtari i bëri kur ishte tek Chelsea.

Flokët, më së shumti:

flokët e lidhura në gërsheta është tipari dallues që e bën të lehtë lidhjen e futbollistit të Manchester City (që ka paguar 40 milionë euro për t’a marrë nga Bournemouth) me ish kampionin e Milanit.

Por nuk është i vetmi, sepse nëse sheh mirë formen e vetullave dhe të syve, shprehinë dhe formen e fytyrës, përveç të gojës (kanë pothuajse të njëjtën buzëqeshje).

Çfarë i bën të ndryshëm?

Njëri është mbrojtës, tjetri vishte fanellën me numër 10 dhe kishte thirrje sulmuesi.

Aké ka lindur me 18 shkurt në vitin 1995 në L’Aia, në Hollandë, për është me origjinë nga Bregu i Fildishtë.

Premier League e ka pëlqyer që kur ka qenë i vogël: është 16 vjeç kur la Feyenoord dhe shkoi në Londër sipas këshillës së Didier Drogba.

Benitez i beson dhe i jep kënaqësinë e debutimit në skuadren e parë, Mourinho e dërgon në sektorin e të rinjve duke mos e mbajtur në lartësinë e duhur.

Reading, Watford dhe Bournemouth, ishin skuadrat në të cilat u huazua por tek “Blues” nuk u kthye më.

Nuk do t’i mjaftojë as rrjeta e shënuar ndaj Liverpool në minuten e 93’ që mundi “Reds-at”, kundërshtarë të Chelsea (në atë kohë të trajnuar nga Antonio Conte) në kërkim të titullit.

Genoa dhe Napoli i vënë sytë mbi të, por Seria A per të mbetet jashtë loje.

Guardiola e vë re dhe e do me vete.

Në Kombëtare ngjitet në hierarki dhe e tregon veten.