FOTO nga paparazzi/ Flori Mumajesi me superadrenalinë në paskuintat e “Këngës Magjike”

Vjet mori kupën e festivalit dhe ishte 20-vjetori i “Këngës Magjike”, një përvjetor dhe një kupë për një baladë të shkëlqyer dhe një çmim super të merituar. Sivjet Flori Mumajesi vjen si kantautor në “Kënga Magjike” dhe flitet që kënga e tij e kënduar nga Eneda Tarifa është pretendente e fortë për të fituar çmimin e parë. 

Flori është fotografuar nga paparazzi ynë në paskuintat e festivalit. Si gjithmonë në shoqërinë e çunave, kolegëve të pandarë, Bruno dhe Klajdi, Flori duket në formë të mirë dhe me siguri pushimi prej disa muajsh i ka bërë mjaft mirë.

Flori-2

Këto kohë Flori ka dalë me dy këngë të reja, një solo dhe një në duet me Arilena Arën. Nuk kishte diskutim që publiku mezi i priste këngët e tij të reja dhe suksesi ka qenë i garantuar. Madje, i shoqëruar edhe me pak thashetheme mbi mundësinë e një historie dashurie mes tij dhe Arilenës. Por këtë ne nuk do ta marrim vesh kurrë, ashtu siç nuk kemi arritur të konfirmojmë asgjë nga historitë dhe flirtet e tij nga goja e vetë protagonistëve.