FOTO nga paparazi/ Gaz Paja dhe bashkëshortja të kombinuar, shfaqen për herë të parë në publik pas …
Gati dy muaj nga ceremonia VIP martesore, erdhi lajmi se Gaz Paja do të bëhej baba.
Bashkëshortja e tij, Ira Seferi, e kishte fshehur më së miri barkun e rrumbullakosur poshtë fustanit të bardhë, ndërkohë që menjëherë pas mbarimit të dasmës, çifti u nis për muaj mjalti në Turqi.
E më pas dhanë lajmin se ata ishin bërë prindër për herë të parë të një djali dhe këtë periudhë i kanë qëndruar afër vogëlushit.
Premiera e filmit “I love Tropoja” i ka bërë të dalin për herë të parë në publik me statusin e prindit dhe asgjë s’ka ndryshuar.
Ira duket po ashtu në formë pas lindjes dhe e kombinuar në veshje me ekstravagancën e stilit të bashkëshortit të saj, aktorit të njohur të ‘Portokallisë’.
Xhinse të grisura dhe buzëqeshje në fytyrë është një kombinim i bukur për foto paparazzi në Pallatin e Kongreseve, apo jo? /Panoramaplus.al