FOTO/ Në mes të atij skandali, ja çfarë i kërkon një polic paraguaian Ronaldinhos

Ronaldinho u arrestua pak orë më parë nga autoritetet paraguaiane, për shkak se dyshohet se ka përdorur dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës Jugore.

39-vjeçari, i cili e fitoi Kupën e Botës me Brazilin në vitin 2002, u kap në kazinonë “Resort Yacht & Golf Club Paraguayo” bashkë më vëllain e tij, Roberto.

Ron-2

Mirëpo në mes të këtij skandali ajo që ra në sy ishte veprimi i një polici paraguain. Duke e ditur se përballë kishte një nga lojtarët më të mirë në botë, ai i kërkojë legjendës braziliane një fotografi. Sigurisht që ish-fituesi i “Topit të Artë” nuk e refuzojë dhe u pa i buzëqeshur përpara aparatit fotografik.

Ron-3

Policia paraguaiane tha në një komunikatë për mediat se Ronaldinho dhe vëllai i tij ishin ftuar në Paraguai nga pronari i kazinosë, Nelson Belotti.

Ronaldinho është momentalisht pa pasaportë braziliane, për shkak të një gjobe të marrë në vitin 2018.

Ish-ylli i Barcelonës dhe vëllai i tij u dënuan për ndërtim të jashtëligjshëm të një zone peshkimi në liqenin Guaiba në vitin 2015 pa licencën e duhur.

Gjykata iu caktoi atyre gjobë në vlerë 8.5 milionë dollarë në nëntor të vitit 2018 dhe pasi dështuan ta paguanin atë, Gjykata Supreme e Brazilit vendosi t’ia ndalojë Ronaldinhos largimin nga vendi.

© SYRI.net