Foto në arrest shtëpie/ Kush është ish-i i Hermes Nikaj, djali me emrin Enea që e mban tattoo në krahun e zemrës

Moderatori i njohur televiziv, Hermes Nikaj vazhdon të jetë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, që prej 5 muajsh pas lirimit nga qelitë e paraburgimit, pas akuzës për prostitucion.

Nuk dihet edhe sa mund të zgjasë kjo masë dënimi për të qëndruar në shtëpi për Nikajn, ndërkohë që të gjithë ndjekësit komentojnë se e presin me padurim rikthimin e tij në ekran. Së fundi 26-vjeçari ka publikuar në rrjetet e tij sociale disa foto ku shfaqet krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim më parë.

Gazetari ka publikuar disa foto ku shfaqet me mjekër si kurrë më parë, duke e kthyer pamjen e tij të re në burrërore. Sakaq fansat u habitën në një foto ku shfaqej në tattoo emri i një djali ‘Enea’. Nuk dihet kush është ky djalë që ai ka përjetësuar në trupin e tij, ndërkohë që sipas thashethemeve thuhet se bëhet fjalë për një prej ish-partnerëve të Hermes.

Rikujtojmë që Nikaj u ndalua në një dhomë hoteli me partnerin e tij të fundit nga Kurbini, një sipërmarrës i njohur në vend. Sa për çështjen gjyqësore flitet nga të afërm të Hermes, se mbrojtësit ligjorë të tij do të kërkojnë rivleresimin e masës së sigurisë, dhe kalimin në “Detyrim me paraqitje”.

Të shohim çdo të vendosë drejtësia, ndërkohqë Hermes ka marrë suport maksimal nga miq, kolegë dhe personazhe të njohur publike./www.story.al