FOTO: Ndryshimi drastik i Rovena Dilos
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, është shumë e pëlqyer për këngët e saj të suksesshme ndër vite.
Ajo është vazhdimisht e angazhuar në projekte muzikore dhe televizive, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e eventit të modës të organizuar nga stilisti Joni Peçi në Tiranë.
Këngëtarja e hitit “Rrëfimi” ka qenë një nga muzat e stilistit, e cila është shfaqur si një “Rovenë e re” në këtë revy të modës.
E veshur me një kostum të zi me material lëkure që thekson linjat e saj trupore, Revena dukej në top formë.
Ajo i ndau disa fotografi me ndjekësit e saj nga kjo paraqitje, duke marrë pëlqime dhe komente të shumta nga fansat e saj.
Rovena DIlo u paraqit fundvitin e kaluar në festivalin e RTSh-së me këngën “Motit” ku edhe u shpërblye me Çmimin e Karrierës.