FOTO/ Ndryshimi drastik i personazhit të famshëm televiziv, autorja e penduar pas përdorimit të ilaçeve për humbje peshe

Sharon Osbourne është parë së fundmi në një dalje të rrallë publike në Los Angeles, ku u shfaq dukshëm më e dobët dhe e ndryshuar. Kjo vjen pas deklaratave të saj se përdorimi i medikamentit Ozempic, një ilaç për diabetikët që përdoret gjithnjë e më shpesh për rënie në peshë, ka pasur pasoja të rënda për shëndetin e saj. 72-vjeçarja tregoi se, megjithëse në fillim ishte e kënaqur me rezultatet, më vonë e kuptoi se e kishte tepruar dhe tani nuk arrin dot të rikuperojë kilogramët e humbur.

Në një intervistë të fundit, Osbourne pranoi se ka humbur mbi 20 kilogramë në vetëm katër muaj dhe tani peshon rreth 45 kg. Ajo shprehu shqetësimin se mjekët nuk arrijnë të kuptojnë pse organizmi i saj nuk reagon më, pavarësisht ndërprerjes së trajtimit me Ozempic. “Mendoj se e teprova. Nuk kam më dëshirë për ndërhyrje – nuk kam më lëkurë për të shtrirë apo për të prerë”, tha ajo, duke nënvizuar se i ka dhënë fund çdo lloj trajtimi estetik.

Pavarësisht dobësisë fizike, Sharon u shfaq e qetë dhe më e sigurt për veten. Ajo theksoi se ka mësuar të pranojë trupin e saj dhe nuk ndjen më nevojën të ndjekë idealet e pamundura të bukurisë. “Kjo jam unë tani. Është koha të ndalem me eksperimentet”, tha ajo.

Osbourne, e njohur për karrierën e saj si opinioniste televizive dhe ish-juriste në X Factor, ka pasur një histori të gjatë me operacionet estetike. Këtë vit, ajo u rikthye në ekran ku diskutoi hapur mbi betejat e saj me peshën dhe presionin që ndiejnë shumë figura publike për pamjen e jashtme.

 

gazetatema.net