FOTO/ “Natën shoh hije”- U tallën me Erjola Docin pasi tha se i kanë bërë magji në “BBVIP”, reagon Kejvina Kthella: Njeriu më i shpifur që ekziston…
Ish-velina, Kejvina Kthella ka reaguar pasi moderatorja Erjola Doci u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku “shpërtheu” në lot teksa u shpreh se nuk mbushej dot me frymë dhe se natën shihte hije.
Ish-banorja e BBV në një postim në rrjetet sociale u shpreh se kushdo që tallet me gjendjen e Erjola Docit, “është njeriu më i shpifur dhe i ulët që ekziston”.
Kejvina Kthella deklaroi se pamjet nuk duhet të publikoheshin dhe se s’mund të përdoret gjendja emocionale e një njeriu për show.
Ajo thekon se pavarësisht se janë personazhe publike “jemi njësoj, të gjithë kalojnë trauma, probleme”, duke bërë apel që “mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata”.
“Për çdo njeri që tallet me këtë situatë është njeriu më i shpifur edhe më i ulët që ekziston.
Këto pamje as nuk duhet të dalin në televizor dhe as të përdoret gjendja emocionale e njeriut deri në këtë pikë për shoun tuaj.
Duani njëri-tjetrin mbani afër njerëzit kur kalojnë pikërisht këto situata. Fund të ditës para se të jenë personazhe publiku janë njerëz. Jemi gjithashtu njësoj. Gjithë kalojnë trauma, episode të tilla, probleme etj etj”, shkruan Kejvina.
Çfarë ndodhi në BBV
Erjola Docit ditën e djeshme në shtëpinë e Big Brother Vip, i ndodhi një incident, ku u bë me miell në fytyrë, por moderatorja e përjetoi shumë keq dhe filloi të qante me dënese, ndërsa më pas rrëfeu se ka vite që vuan nga një ndjesi sikur e përndjek tersi.
Ajo tha se natën sheh hije, ndërsa kur zgjohet në mëngjes ka shenja në trup. Madje ndau dhe një eksperiencë të një nate më parë, ku tha se iu shqep veshja dhe u ndje aq keq sa nuk u mbyt, por e qetësoi Ervini duke i kënduar një sure.
Të gjithë banorët janë munduar ta qetësojnë, ndërsa Meri tha se dhe ajo ndjen energji fantazmash në shtëpinë vip.
Pjesë nga diskutimi:
Erjola: Më demoralizon o Meri se gjithmonë duhet të më ndodhë diçka, për shpirt të babit desh më ndali shpirti.
Meri: Edhe unë kam ndjerë energji fantazmash në këtë shtëpi. Janë ca fantazma moj, kam ndjerë energji fantazmash. E kapi fantazma këtë.
Erjola: Natën e parë të Prime kur kam hyrë këtu, me shqepet veshja. E bëra gjak dorën, Vini duke më kënduar sure se sa nuk u mbyta në mës të Prime. Tani bëhem krejt miell. Mu shpif vetja
Romeo: Dale moj ça po thua, qetësohu
Erjola: Jo, gjithmonë më mbushin me gjëra negative
Erjola: Ma kanë nxirë jetën, edhe natën shihja hije. Kush dreqin bën këtë gjë, ia ktheftë zoti
Fationi: Po jo mo zemra, ca i ke këto
Erjola: Më ka ndodh, nuk e di ti se çfarë kam kaluar se nuk e kam ndarë me njerëz
Fationi: Hiqi këto mendime
Ilnisa: Lëreni të qetë, në këtë gjendje po i rrimë të gjithë te koka
Erjola: Nuk është se fiksohem, ka vite ky muhabet
Fationi: Hiqi nga mendja, mos u fikso
Erjola: Nuk fiksohem se kam shkuar, jam parë në vend të mirë. E kam vuajtur, cohesha me shenja në trup
panorama.al