(FOTO) Na prezantoi me të dashurin? Enca shfaqet në krahët e një djali
Këngëtarja e njohur Enca di si të tërheq vëmendjen e mediave dhe fansave, e kështu ka bërë sërish ditën e sotme. Ajo ka qenë gjithnjë hermetike sa i përket jetës private, duke mos dhënë shumë detaje. Por, së fundmi ka bërë “një lëvizje” që ka bërë fansat të dyshojnë. Enca ka publikuar një foto në Instagram ku shihet në krahët e një mashkulli misterioz, duke mos ia zbuluar fytyrën. Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë për një lidhje dashurie teksa shumë i kanë uruar lumturi.
Nuk dihet ende nëse kjo foto është shkëputur nga xhirimet e klipit të ri, apo Enca është me të vërtetë në lidhje, por më e besueshme është alternativa e parë. Për më tepër, duket se Enca ka ndryshuar edhe look, duke u shfaqur bionde. Kujtojmë se “Nashta” është projekti saj i fundit, i publikuar 3 muaj më parë. Sakaq, para pak ditësh Enca ka zbuluar se shumë shpejt do të bëhet pjesë edhe e tregut muzikor ndërkombëtar.