
FOTO/ Motoristët i bëjnë një surprizë të këndshme kandidates së PD-së
Prej disa kohësh, moderatorja Oriela Nebijaj është e përfshirë në politikë.
Së fundmi, ajo ka kandidon për deputete me Partinë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
Nebijaj vazhdon me fushatën elektorale, teksa na ndajnë vetëm 9 ditë nga zgjedhjet parlamentare.
Sot, ajo ka marrë një surprizë nga motoristët, të cilën e ka konsideruar të paparë.
Ata kanë krijuar me motorët e tyre numrin 18, që i përket Nebijajt në listën e PD-së dhe emrin e saj, Ori.
“Surprizë e paparë. Faleminderit për mbështetjen motoristëve”, ka shkruar Nebijaj.