FOTO/ Momenti i rrallë kur bretkosa gëlltit gjitarin e vogël sa hap e mbyll sytë
Fotografitë e pabesueshme tregojnë momentin kur një bretkosë e uritur gëlltiti një mi të tërë. Bisha lakmitare u zgjatua duke kapur një mi nga vithet dhe duke u përplasur në qafë deri në ngordhjen e papritur të gjahut.
Kapur nga fotografi Dzul Dzulfikri, 48 vjeç, në Beksai, Indonezi, një tjetër foto tregon bishtin dhe këmbët e brejtësit që dalin nga goja e bretkosës.
Dzul, i cili ishte dëshmitar i sulmit në kopshtin e tij, tha se bretkosa e pemës së gjelbër, përdori tërë trupin për të shtypur miun dhe për ta gëlltitur atë në rreth pesë minuta.
Ai tha siç citon “Sun”: “Zakonisht bretkosat hanë insekte, por kjo bretkosë e çmendur e pa miun – i cili është mjaft i madh krahasuar me trupin e bretkosës – dhe vazhdoi të kapte brejtësin në vetëm dy sekonda.
Megjithëse miu u përpoq të lëkundej dhe të shpëtonte nga goja e bretkosës, bretkosa kishte kafshuar qafën e miut dhe ia kishte prerë frymën, duke e vrarë menjëherë.
Në këtë moment, bretkosa pastaj gëlltiti miun ngadalë pak nga pak derisa i u zhduk plotësisht, e cila zgjati rreth pesë minuta”.