FOTO/ Modeli i njohur shqiptar, Elton Ilirjani dokumentar mbi historinë e tij në industrinë e modës

Modeli i njohur shqiptar, Elton Ilirjani do të jetë në Paris gjatë muajt maj të këtij viti, me një film dokumentar mode me regji nga Malan Breton.

Filmi titullohet “Je Suis Mona!” dhe të vetmin personazh ka Elton Ilirjanin, ku trajtohet historia e tij në industrinë e modës.

Mësohet se dokumentari ka 20 veshje të krijuara nga Malan Breton dhe xhirimet janë kryer në 20 vendndodhje të ndryshme të Parisit.

Filmi dokumentar pritet të përfundojë në shtator të këtij viti dhe do prezantohet në disa festivale, përfshirë dhe Akademinë e Filmit në Los Angelos!

gazetashqiptare.al