FOTO/ “Më gjakosi dhe më kafshoi” – bën të dashurin për spital, arrestohet ylli i filmave porno

Ylli i filmave porno, Jesse Jane, 39 vjeçe, është arrestuar pasi goditi me grushte dhe kafshoi të dashurin e saj.

E gjithë kjo skenë ndodhi pas një debate që çifti kishte pasur, ndërsa Jane ishte edhe nën efektin e alkoolit.

Por-2

Jesse Jane, 39 vjeç, lindur Cindy Taylor, u arrestua nën akuzën e dhunës në familje, në Moore, Oklahoma, në fund të janarit.

I dashuri i saj i tha policisë se Jane e qëlloi me grushte në fytyrë, duke e lënë të gjakosur dhe madje e kafshoi edhe në dorë.

Por-3

Jesse akuzoi të dashurin se e kapi atë për qafe dhe e përplasi me murin, por policia nuk pa lëndime në trupin e saj.

Në vitin 2018, Jane, u arrestua e dehur aq sa bëri edhe vepra të turpshme në publik.

Por-4

Sipas policisë, Jane dhe i dashuri i saj kishin pirë para se të debatonin, debat që shpërtheu edhe në një konflikt të ashpër fizik mes tyre.