FOTO/ Mbreti Charles heq këpucët në xhami, i dalin çorapet e grisura

Mbreti Charles i Anglisë i ka befasuar të gjithë së fundmi, me vizitën që bëri disa ditë më parë në një xhami në Brick Lane të Londrës me gruan e tij, Camilla.

Ai u shfaq me një pallto të gjatë të zezë mbi një këmishë dhe kravatë, ndërsa Camilla zgjodhi një pallto të bardhë të gjatë, duke shtuar një shami koke teksa hynin në xhami. Por kur erdhi koha për të hequr këpucët në shenjë respekti, diçka shkoi shumë keq me zgjedhjen e çorapeve, pasi i kishte të grisura. Ky moment nuk i shpëtoi paparacëve, të cilët e fotografuan dhe u bë menjëherë viral.

Një përdorues i Twitter-it e përshkroi gabimin e mbretit si “të njohur”, me një koment: “Mbreti Charles është me të vërtetë një prej nesh! Shumica prej nesh kanë të paktën një palë çorape me një vrimë në to!”

/abcnews.al