FOTO/ Mbape harron merkaton, njihuni me bukuroshen që i ka vjedhur zemrën yllit francez

Kilian Mbape është një nga emrat më të përfolur në merkaton e transferimeve, por duket se sulmuesi francez në këto kohë nuk po mendon vetëm për klubin e radhës por dhe për të dashurën e re.

Në ditët e fundit në media është aluduar për një lidhje mes Mbape dhe modeles izraelite Aviv Sarah Meiri, e cila pak ditë më parë ishte në Paris, me fansat që kanë bërë menjëherë lidhjen me Mbape.

Bukuroshja është 5 vite më e madhe se ylli francez, por kjo gjë nuk duket ta ketë penguar Mbape në këtë hapë të radhës këtë herë në jetën private.

PANORAMASPORT.AL