FOTO/ Martohet ylli i “Twilight”, dalin pamjet e para nga ceremonia

Taylor Lautner dhe e dashura e tij për një kohë të gjatë Taylor Dome u martuan të premten në mbrëmje një vit pasi u fejuan. Pasi shkëmbyen betimet përpara perëndimit të diellit, të rrethuar nga 100 të ftuar, aktori 30 vjeçar dhe partnerja e tij, ndanë një puthje pasionante si burrë e grua.

“Për faktin që kemi të njëjtin emër, e gjitha do të jetë pak e ndërlikuar. Do të jemi i njëjti person”, theksoi aktori. Gjithashtu, shpjegoi edhe si njerëzit i identifikojnë atë të dy: Tay djali dhe Tay goca.