FOTO/ Makina “copë-copë”, aksidentohet ish-konkurrenti i Për’puthen, shfaqet i gjakosur

Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, Bruno Shemsho e ka nisur javën me një ngjarje aspak të këndshme. Mëngjesin e sotëm ai është përfshirë në një aksident rrugor.

Ka qenë vetë Shemsho ai i cili përmes disa fotove në Instastory ka bërë të ditur incidentin.

Në njërën prej tyre ai shfaqet i gjakosur në fytyrë. Ndërsa në të tjerat shihet sesi mjeti me të cilin ai po udhëtonte është shkatërruar në pjesën e parme, si pasojë e përplasjes së fortë.