Foto/ Lana Del Rey pranon romancën, del në publik me partnerin

Lana Del Rey sapo e zyrtarizoi lidhjen e saj!

Këngëtarja 39-vjeçare bëri daljen e saj të parë dhe zyrtare publike me të dashurin e përfolur, udhërrëfyesin e krokodilëve, Jeremy Dufrene.

Del Rey shihet e buzëqeshur, duke u kapur për dore me partnerin teksa të dy u larguan nga vendi ku ndodheshin.

Ajo kishte veshur një fustan në ngjyrë blu, e shoqëruar me pupa rozë dhe e kompletoi look-un me një varëse të thjeshtë dhe flokët i kishte me një stil të thjeshtë.

Këngëtarja e ‘Summertime Sadness’ iu bashkua shoqes së saj të ngushtë, Taylor Swift, e cila aktualisht po kryeson turneun e bujshëm të Eras Tour.

Paraqitja e Del Rey me Dufrene vjen disa ditë pasi artistja komentoi spekulimet për romancën e saj në Instagram. Ajo se mohoi çdo përfshirje romantike nën një postim që pyeste për marrëdhënien e saj me një përgjigje të vetme, “Jo”.

Epo mesa duket dashuria s’mund të mbahet e fshehtë!

iconstyle.al