FOTO-LAJMI/ Balerini Gerd Vaso në gjykatë mbahet sot seanca e divorcit me Enada Hoxhën
Rikthehet sërish vëmendja e publikut drejt çiftit të njohur të balerinëve, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso.
Çifti, i cili ka qenë një shembull partneriteti në skenë dhe në jetën private për shumë vite, janë në hapat e fundit për t’i dhënë fund martesës së tyre të gjatë, nga e cila kanë një djalë të quajtur Roan.
“Ora News” ka siguruar pamjet e sotme të balerinit në Gjykatën e Tiranës, i cili shfaqet duke pritur radhën për të nisur seanca gjyqësore e divorcit.
Ora News