FOTO/ Ky është 33-vjeçari, babai i një fëmije që u vra në makinë. Dyshohet se u qëllua me silenciator, po hetohet për…

Personi qe shihni ne foton me siper eshte 33-vjecari, Klevis Kapllani, qe u gjet i pajete brenda makines se tij, i vrare me arme zjarri.

“Panorama” meson se ai eshte baba i nje femije te vogel dhe ka qene me probleme ne te shkuaren e tij ne Itali.

Dyshohet se ai eshte qellur me pistolete me selinciator, por ende priten detajet nga eksperiza.

Ai ka pasur probleme jashte vendit, ku eshte marre me droge, madje rezulton te kete bere edhe burg.

Para dy vitesh eshte kthyer ne Shqiperi, eshte martuar dhe ishte baba i nje femije.

Nga hetimet e para dyshohet se kemi te bejme me nje vrasje per larje hesapesh, por mesohet se ne zone nuk ka pasur konflikte.