FOTO: Ky është 28-vjeçari shqiptar që dhunoi për vdekje italianin se i ngacmoi të dashurën
Personi në foto është Klajdi Mjeshtrit, i cili dy ditë më parë dhunoi për vdekje një person në Itali, pas një sherri në një lokal nate.
Klajdi Mjeshtri 28 vjeç me origjinë shqiptare, por i lindur dhe rritur në Itali është arrestuar pasi akuzohet për vrasje me dashje të një 34-vjeçari, Giuseppe Tuci, punonjës zjarrfikëse.
28-vjeçari ka dhunuar me grusha për vdekje 34-vjeçarin. Sherri në fjalë ka nisur pasi e dashura e shqiptarit është ankuar se 34-vjeçari po e ngacmonte.
“Klajdi ka një fizik të fuqishëm dhe me tatuazhe , siç shihet gjithmonë nga profili në Fb. Megjithatë, ata që e njohin e përshkruajnë një djalë të shoqërueshëm, që shkonte mirë me të gjithë. Klajdi deri para disa vitesh ishte arbitër futbolli, sidomos për kategoritë e të rinjve të krahinës” e përshkruajnë mediat italiane shqiptarin.