FOTO/ Kush është 33-vjeçari që iu bë atentat me eksploziv në Vlorë

Ky që shikoni në foto është 33-vjeçari Indrit Sadedini, 33-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë pas një atentati me eksploziv të ndodhur pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku” pranë zonës së Lungomares në Vlorë.

ABC mëson se po hetohet e kaluara e tij edhe jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë.

33-vjeçari është dërguar drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ndërsa dyshohet se si pasojë e shpërthimit ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë. m.v/Abcnews.al