FOTO/ Kush është 24-vjeçarja që i shiti virgjërinë deputetit për 1.3 milionë paund
Një 24-vjeçare nga Britania e Madhe thotë se i ka shitur virgjërinë një deputeti dhe me paratë që do të marrë synon që të investojë në pasuri të patundshme. Quhet Lia dhe pretendon se ka shitur virgjërinë për 1.3 milionë paund te një deputet, identiteti i të cilit mbahet sekret. E reja nxorri në ankand virgjërinë e saj përmes kompanisë “Cinderella Escorts”.
Lia thotë për Daily Mail se ai ishte një “zotëri i mirëarsimuar dhe me shumë ndikim në Londër. Është emocionuese të takosh një burrë me kaq shumë pushtet. Më bëri përshtypje që ka shofer personal dhe truprojë, dhe një person si ai është i interesuar për mua”, – shprehet Lia, duke shtuar se dëshiron që hera e parë e saj të jetë një marrëdhënie seksuale normale.
Lia thotë se tani që ka marrë 1.3 milionë paund, do të jetojë më afër Londrës, në një lagje të sigurtë dhe të mos ketë strese financiare. Ajo tregon se banon nënën, e cila është në dijeni të planeve të saj dhe e mbështet në çdo hap. Paratë e përfituara, Lea thotë se do t’i përdorë edhe për të ndjekur pasionet e saj, vallëzimin dhe të shkruarit.