FOTO/ “Kur je njohur me Uzunin”, bukuroshja e sulmuesit të Kombëtares e prerë: S’e kam të dashur, por burrë!

Uarda Hyseni dhe Myrto Uzuni vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Bukuroshja nga Tirana dhe sulmuesi i Kombëtares po jetojnë një histori dashurie. Së fundmi, ajo është pyetur nga ndjekësit në rrjetet sociale se kur është njohur me beratasin. “Kur je njohur me Uzunin”, është pyetja që i bëhet Uardës. Ndërkohë ajo përgjigjet: “Ka një vit e ca…”

Ndërsa një tjetër i kërkon autograf nga i dashuri i saj. Por, Uardës siç duket s’i pëlqen ta etiketojnë si të dashur teksa e korrigjon duke shkruar: “Nga burri”. Siç shihet lidhja e Uzunit ka arritur tjetër nivel dhe tashmë askush nuk e fsheh më. S’mbetet gjë tjetër veçse të presim dasmën e sulmuesit të Granadas që në Spanjë po shkëlqen.