FOTO/ “Komedia Hyjnore”, ikonikja e letërsisë, në tablonë e qiellit të pikturës
Si çdo tjetër vepër ikonike, e cila u bë thesar në historinë e njerëzimir, edhe Komedia Hyjnore e Dante Aligerit u lexua nga mendje të dritura dhe doli së andejmi si një zë krijues përmes ngjyrës dhe përfytyrimit.
Dhe bota nuk mund ta konsiderojë këtë udhëtim poetik nga toka në qiell, prej thellësisë së ferrit deri në lartësitë e qiellit dhe shpirtit, pa idealizimin që piktorë i bënë kulmimeve të këtij udhëtimi epik të njeriut në përjetësi.
Aty ku ngjitej virtyti dhe groposej vesi, ku shpërbleheshin misionarët dhe ndëshkoheshin mëkatarët, aty lindë personazhet dhe u përhetësuan figurshmëria e frymës së Dantes.
Virgjili udhëzon Danten në Ferr dhe Purgator.
Megjithatë, kur Dante arrin në majë të Purgatorit (ku është Kopshti i Edenit), Virgjili zhduket.
Në vend të kësaj, shfaqet Beatrice, dashuria e humbur e Dantes. Ajo bëhet udhërrëfyesi i tij i ri.
Kjo e kësisoj magjish krijimi në vargje dhe besim, në mendim dhe mesazh, janë tashmë art, kryevepra, është vetë teatri i madh i Komedisë Hyjnore.
Ora News